Kryeministri Rama në Gjermani, pritet takimi me Merkel

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të enjten kur në seancë janë rreshtuar 6 dekrete të Presidentit Ilir Meta, dhe mazhoranca do të ngrejë kartonët për t’i rrëzuar, Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në seancë.

Rama do të udhëtojë drejt Pragës, ku do të marrë pjesë në një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor. Prej andej, shefi i qeverisë do të udhëtojë në Berlin, ku pritet të ketë takim edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel të premten.

Qëllimi i kësaj vizite pritet të jetë integrimi dhe vendimi që Gjermania pritet të kristalizojë për Shqipërinë në prag të mbledhjes së tetorit për çeljen ose jo të negociatave.

Zjarr Tv Ad