Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, që po mbahet në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek, George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama nuk la pa komentuar edhe procesin e mosçeljes së negociatave, pas vetos që Bullgaria i vuri Maqedonisë së Veriut. Rama në fjalwn e tij tha pritshmëritë e Shqipërisë, nuk mund të varen vetëm te Bashkimi Europian, ndërsa theksoi se Ballkani ka nevojë për BE-në, por aq sa BE për Ballkanin. Po ashtu, Kryeministri shtoi se nuk do të ketë më përgatitje për çelje negociatash, derisa sa vetë BE t’i thërrasë.
Rama: Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka Bullgaria mësoi brenda BE-së nga të mëdhenjtë. Mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të penguar pjesën tjetër. Në Ballkan kur kopjojnë shkojnë më tutje sesa origjinali. Shkojmë përtej. Me këtë që po ndodh tani ne jemi më tepër të penguar nga nacionalizmat e BE-së. Rrugëtimi i integrimit të BE-së, po varet nga nacinalizmat e BE-së. E kam fjalën për nacionalizmat e vendeve të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit, që ende nuk janë nacionalistë, bien pre e këtyre lojërave.
Nuk duhet që të biem pre e dëshpërimit, zhgënjimit, sepse e kemi mësuar këtë moton “na merrni se po të mos na merrni ju se do na marrin disa të këqij”. Ne në Shqipëri, unë vetë e kam parë veten të përgatitur për dasmën e madhe, me të gjitha dekorimet e bëra, kemi marrë orkestrën më të mirë sepse KE tha se jeni gati të nisni bisedime dhe kur e thotë KE, ai është organizmi më i duhur për ta thënë këtë.
Kur e thotë KE do të thotë se je gati të vazhdosh. Dasma e parë nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja sërish nuk erdhi, por nuk ka një përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. Ne nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri. Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë se ky proces nuk është i rëndësishëm aspask se një superfuqi na e kërkon këtë, por ta bëjmë për fëmijët tanë.
Ne nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksionale të së drejtës dhe kjo është arsyeja pse duhet të ecim para. A njihet kjo gjë nga Brukseli nuk duhet të na lërë pa gjumë. Është çështja e tyre. BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa ka nevojë për ne.