Kryeministri Rama reagon një ditë mbasi humbi nënën:”Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj. Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj..”

0
123
RAMA TAKIM ME VETERANET - Kryetari i PS Edi Rama dhe nena e tij Aneta, para nje takimi me veterane te luftes Nacional Clirimtare, me rastin e 29 Nentorit, dites se clirimit te Shqiperise.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me anë të një fotoje të pabublikuar më parë në media, Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë ka reaguar një ditë pasi përcjelli për në banesën e fundit të ëmën, Anetën.

Rama e ka përshkruar humbjen e të ëmës si një çast dileme për zgjedhjen e tij për mënyrën se si do të mund të mësohet me idenë se personi i shtrenjtë nuk do të jetë më mes tyre.

Ai ka falenderuar të gjithë ata që iu gjendën pranë përmes mesazheve të ngushëllimit por edhe dërgimit të luleve, ndërsa uron që ata që kanë humbur nënat të rrojnë sa më gjatë për ti kujtuar, dhe ata jetojnë me praninë e tyre, ti kenë sa më gjatë.

Reagimi i plotë: Mund të derdhësh lot pse iku. Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi. Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet. Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë. Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më. Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të. Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen. Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të

Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj. Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të. Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota. Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara

***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.

Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit🙏

Zjarr Tv Ad