Kryeministri Edi Rama nuk e priti mirë pyetjen e një gazetareje, e cila kishte të bënte me me promovimin e projektit për kulturat e huaja në vend. Gjatë konferencës me gazetarët, Rama e quajti pyetjen groteske duke shtuar se kultura e të tjerëve është edhe e jona.
Pyetja: Cili është synimi final i këtij programi, pse duhet financuar në këtë projekt kur promovohen kulturat e huaja?
Rama: Këtu nuk është fjala për të promovuar armik, por për të ushqyer veten, fëmijët tanë me menunë fantastike të të gjitha kulturave, për të bërë këtë financimi i vënë në dispozicion është modest, me atë që duhet të ishte dhe me atë që sjell mbrapsht, si vlerë e shtuar në organizmin e shoqërisë sonë. është pyetje groteske, se kuptoj si mund të trajtohet kultura e të tjerëve si e të tjerëve, ajo është dhe e jona, jemi banorë e njëjtë, i përkasim kësaj bashkësie.
Kështu që ky është minimumi i asaj që mund të bëjmë. Janë vendet e tjera që organizojnë së bashku me ne, një pjesë të madhe të kësaj veprimtarie, duke pasur parasysh kosto të të gjitha natyrave. Kjo është një tjetër arsye se përse duhet të jemi një kulturë e përbashkët.