Kryeministri Rama: S’do ketë mjekë që punojnë në shtet dhe privat…

0
404
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë konferencës së sotme, ka reaguar edhe për rastin “Tire” dhe arrestimet e fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kryeministri është shprehur se; ky rast është skandaloz dhe se arrestimet e 4 punonjësve të këtij spitali, janë një mesazh i qartë për të gjithë ata, që e kanë ndotur figurën e mjekut.

“Ky rast kaq skandaloz dhe kaq domethënës është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha, që për fat të mirë është një pakicë, por e mjaftueshme për të ndotur pastërtinë e bluzave të bardha, për të ndotur performancën që vazhdon. Patjetër që është edhe një mesazh i qartë për të ardhmen.

Gjithashtu, Rama foli edhe për reformën në shëndetësi, të cilin ai e cilësoi si kalim në një fazë tjetër, duke theksuar se; nuk do të ketë mjekë që punojnë në spitalet publike dhe në ato private.

“Unë besoj se kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën e ryshfetit në shëndetësi është thellimi i reformës së sistemit, reformë që ne e kemi nisur dhe tashmë kemi një bazë solide për të hedhur hapin e madh të autonomisë spitalore, të motivimit të mëtejshëm të mjekëve në bazë të kartës së performancës së tyre. Natyrisht, të kalimit në tërësi në një fazë tjetër, ku faktikisht, bazuar në modelet më të mira, mund të arrijmë dhe do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët me shpërblimin motivues për mjekët. Historia e mjekëve me dy stacione, një në spitalin publik dhe një në klinikën private, merr fund”, kështu është shprehur Kryeministri, Edi Rama.

Zjarr Tv Ad