Kryeministri Rama s’heq dorë nga aeroporti:”Kuksianët nga Londra që më kanë tallur pafund do t’i ul në Kukës që të votojnë”

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka premtuar sërish aeroportin e Kukësit. Disi si zotim dhe disi si batutë, Rama ka deklaruar që do të marrë me avion nga Londra kuksianët dhe do t’i ulë në Kukës të votojnë PD-në. Nuk ka munguar sërish ironia për kreun e PD-së Lulzim Basha.

“Sot mora një informacion tjetër të detajuar për aeroportin e Kukësit dhe unë jam i bindur nëse larg qoftë, ndonjë forcë maxhore nuk do ndërhyjë në formën e një pengese objektive kuksianët nga Londra që janë tallur dhe më kanë përqeshur në ‘Facebook’ pafund për aeroportin do t’i marr nga Londra dhe do t’i ul në Kukës unë. Do t’i sjell nga Londra të votojnë PD-në në Kukës me avion në aeroportin e Kukësit. Do t’i sjell që të votojnë PD-në. Kështu që PD-ja do ketë nga unë 120 vota në Kukës falas jo nga ato me pagesë që ishte mësuar të bënte kur kishte kompani private ajrore”, tha Rama.

 

Zjarr Tv Ad