Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar sot platformën për punësimin e studentëve, ku u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që kanë bllokuar hyrjet e fakulteteve.
Rama tha se the studentët nuk dali ndot më tek Kryeministria se nuk kanë forcën e numrave, dhe tha se nuk kanë asnjë të drejtë të bllokojnë pjesën tjetër që duan mësim.
“Si mund të arrijë puna që një grup njerëzish nuk dalin më te kryeministria se nuk kanë forcën për të treguar që janë shumë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim, unë mund të jem një tek pullë, se kjo është demokracia, unë jam një që dua mësim, kam paguar paratë, nuk më intereson as protesta, por vetëm të marr mësim, pedagogu ka të drejtë të më japë vetëm mua mësim, e rrugën deri te banka nuk ka pse të ma pengojnë, çeta nuk ka pse të më pengojë, se kërkojnë gjëra që nuk kanë për tu bërë kurrë. Dhe i kanë vënë emrin studentë, studentet duan, kështu, ashtu
Kërkojnë të njëjtën gjë për masterin, nuk bëhet, nuk bëhet, kemi bërë përjashtim për 9 e dhjeta, kaq, masteri nuk është detyrim i shoqërisë për të paguar për ty”, u shpreh Rama.
Më tej Kryeministri u shpreh se studentët sot kanë humbur edukatën, duke e quajtur një gjendje katastrofe.
“Ata që përsërisin vitin nuk kanë për të marrë kokërr leku, kokërr leku që të jemi të qartë. Dhe në fund, edukata katastrofë, e pabesueshme, sa herë ndeshem me këtë fakt mendoj prindërit. Shqipëria mund të mos ketë pasur shumë gjëra, por ka pasur kod edukatë edhe në kullat më të izoluara në mes të maleve, në familje që nuk kanë ditur shkrim e këndim, malësorë në fund të botës, ose banorë në buzë deti pa dallim kanë pasur një shtëpi një kod edukate. Kur mendon që familja ka hequr bukën nga tavolina, fëmija me smartphone flet si veshgjatë që ka dy duar tepër dhe dy këmbë mangut është të vësh ulërimën.”, shtoi me tej shefi i qeverisë.
Ndërsa në fund tha: Ky është rezultat i punës sime si protestues, jo i protestës tuaj, se këtë nuk e kishit fare.