Kryeministri Rama udhëton drejt Londrës, ky është takimi i rëndësishëm që do të zhvillojë sot në orën 17:30

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Londër ku po merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Të pranishëm janë dhe homologët e tij të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Kurti ka vlerësuar se Kosova ka një popullatë të re dhe se ata i njohin shumë mirë gjuhët e huaja, anglisht dhe gjermanisht. Kurti foli për mbështetjen që Qeveria e Kosovës u jep qytetarëve për projekte të ndryshme.

“Ne kemi mbështetur të rinjtë me projekte të ndryshme, por edhe me bursa. “Një mundësi e mirë për investitorët është që ne kemi monedhën euro dhe shumica e pagesave bëhen online”, tha ai.

Kurti foli edhe për rritjen ekonomike të Kosovës, e cila vitin e kaluar ishte 9.9 për qind.

Ndërkohë, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç po i ndjek punimet online, pasi nuk ka udhëtuar drejt Londrës. Përmes video-lidhjes, ajo kujtoi se zgjedhjet në Serbi do të mbahen “praktikisht pas një muaji” dhe se ajo është “kryeministrja në largim”.

Në orën 17:30 të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor do të priten në një takim nga kryeministri britanik Johnson.

Zjarr Tv Ad