Kryeministri Rama vë në siklet gazetarin i kërkon “leje” dhe për disa sekonda të tjera…

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreeministri Edi Rama, mbrëmjen e djeshme, ishte përballë gazetarit Neritan Sejamini, ku në mungesë të panelit, biseda u zhvillua relativisht e qetë dhe pa përplasje.Në fundin e bisedës, Rama u pyet dhe për marrëdhënien me Kosovën dhe votën e emigrantëve, për të cilat tha se duhet të jenë në fokusin e qeverisë së ardhshme, veçanërisht reforma zgjedhore që gjithnjë lihet për në momentin e fundit.

Në fund të bisedës kur gazetari Sejamini e falenderoi për pjesëmarrjen, ndërsa Rama e pyeti se sa minuta zgjati dhe a e kaluan kohën e caktuar, por fatmirësisht jo. I vënë nën presionin e minutave, Sejamini “i kërkoi leje” pak sekonda Ramës për ta mbyllur emisionin dhe për të thënë fjalën përshëndetëse. Dhe sigurisht kryeministri tregoi durim dhe për disa sekonda, sa kohë që në total intervista nuk krijoi një situatë konfliktuale.

Sejamini: Kryeministër faleminderit për kohën tuaj.

Rama: Jam kurioz, sa minuta zgjati?

Sejamini: 53 minuta (qesh).

Rama: I sigurt që s’e kemi kaluar?!

Sejamini: Po e sigurt, nuk e kaluam.

Rama: Faleminderit!

Sejamini: Më fal të them diçka vetëm një sekondë këtu te kamera?

Rama: A mirë.

Kryeministri Rama, mesa duket së fundmi është bërë tepër i përpiktë lidhur me kohën që është i pranishëm në emisionin. Herën e fundit në Abc, kreu i PS kur pa se kishte kaluar limiti i kohës së premtuar, tha se gazetarët e përdorin ata për reklama dhe vijojnë të shtyjnë emisionin.

 

Zjarr Tv Ad