Kryeministri Rama vuri në siklet gazetaren/ Pano Soko i përgjigjet Kryeministrit me laps e letër(Video)

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, u tall disa ditë më parë me gazetaren Marsela Karapanço, kur e pyeti atë lidhur me taksat që paguante për rrogën e saj, duke thënë se shqiptarët pyesin çdo ditë se ku shkojnë taksat, ama ata vetë nuk e dinë sa paguajnë.

Kjo deklaratë e Kryeminsitrit, ka ndeshur në reagime të forta, pasi kreu i qeverisë, nuk mund të tallet me kontributin e qytetarëve, që në fund të ditës, nxjerrin edhe pagesat për vetë atë, si dhe vartësit e tij.

Aktivisti Pano Soko dhe njëherësh njohës i mirë i ekonomisë, me laps dhe me letër, i ka nxjerrë Ramës llogarinë, se sa paguan një person që në një rast hipotetik, mund ta ketë pagën neto 70 mijë lekë të reja, ku i duhet të paguajë rreth 17 mijë lekë, për taksa e sigurime shoqërore.

Po ashtu punëdhënësi i saj/ tij paguan më shumë se 14 mijë lekë, duke e çuar në total detyrimin ndaj shtetit për një rrogë 70 mijë lekëshe, në rreth 31 mijë lekë.

Më tej aktivisti, duke marrë si shembull gazetaren, thotë se ajo është e detyruar që të paguajë taksa indirekte, që lidhen me ushqimin, cigaret apo naftën. Sipas Sokos, një njeri që merr pagë mujore prej 70 mijë lekësh neto, në një vit paguan 600 mijë lekë taksa ndaj shtetit.

Soko zbulon se rroga e Ramës, është 230 mijë lekë të reja në një muaj, ndërsa shpenzimet e tij për transport e dieta, janë marramendëse.

“Në konferencën e fundit për shtyp, KM iu drejtua me ton arrogant, denigrues dhe fyes një gazetareje. E pyeti se sa taksë paguan ajo, për ta vënë në siklet, sepse natyrisht, jo të gjithë dimë regjimin fiskal të Republikës.

Dhe pyetjen e bëri njeriu që s’di jo thjesht taksat, po që s’di sa ka rrogën. Nëse e pyet KM sa e ke rrogën, bast që ai s’e di. Sepse atij as i duhet rroga fare.. Gjithsesi, për t’iu përgjigjur neënvlerësimit të tij, i bëra një sqaruese që ta dijë, sesa shumë janë taksat që paguan një i punësuar.

Një Kryeministër është një punëtor, që paguhet nga taksat tona. Ne paguajmë, ai paguhet”, shkruan Soko në postimin e tij.

 

Zjarr Tv Ad