Kryeministri Rama zbardh bisedën me Gabriel Escobar: Folëm për partneritetin mes 2 vendeve, Ballkanin e Hapur dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama priti ditën e sotme në zyrën e tij Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama trtegon se me Escobar folën për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon. Gjithashtu në takim u fol edhe për Ballkanin e Hapuir dhe dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë.

“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad