Kryeministri spanjoll nuk votëbesohet

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Parlamenti spanjoll e ka kundërshtuar zgjedhjen e Pedro Sanchez si kryeministër i vendit.

Sanchez e udhëheq qeverinë në rolin e kujdestarit që kur partia e tij fitoi zgjedhjet në muajin prill por nuk ka arritur të votëbesohet.

Të martën, më shumë se gjysma e deputetëve të pranishëm votuan kundër kandidaturës së socialistit, me rezultatin 170 kundrejt 124 votave.

Një tjetër votim pritet të mbahet të enjten, ku këtë radhë i nevojitet vetëm një shumicë e thjeshtë votash.

Nëse Sanchez humbet sërish, brenda dy muajve do i kërkohet të formojë aleanca të reja qeverisëse, përndryshe Mbreti Filipi i VI i Spanjës mund të ndërhyrje duke thirrur zgjedhje të parakohshme, që do të ishin të katërtat në këto katër vite.

Shkak për mungesën e një koalicioni të qëndrueshëm politik mes Partisë Socialiste të Sanchez dhe aleatit ultramajtist “Podemos” është bërë ndarja e posteve qeveritare.

Dy aleatët janë shprehur të gatshëm të vijojnë negociatat por edhe nëse do të arrinin mirëkuptim, nuk do të mund të garantonin stabilitet për shkak të numrave të kufizuar në parlament.

Në fillim të javës, kryeministri në detyrë Sanchez parashtroi planet e qeverisë së tij, duke vënë në fokus punësimin, barazinë gjinore dhe politikat ambientaliste.

 

Zjarr Tv Ad