Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ditën e sotme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Burime nga kryeministria bëjnë me dije ceremonia pritëse e Pedro Sanchez do të zhvillohet orën 08:45 jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa në orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.
Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ajo që vihet re është se Sanchez ka zgjedhur mos të vizitojë Kosovën.
Turneu parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.
Më 26 qershor, gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sánchez zgjodhi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendete Ballkanit Perëndimor.