“Kryeministri të hajë kokën e tij”, qytetarët të revoltuar nga situata në Kakavijë: Kam djalin me vrimë në zemër, pres që në 10 të darkës

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët janë revoltuar për shkak të qëndrimit për disa orë me radhë në pikën kufitare të Kakavijës dhe i bëjnë thirrje qeverisë që të ndërhyjë për të bërë të mundur qarkullimin më të shpejtë të mjeteve. Njëri prej tyre nuk heziton të flasë për kryeministrin duke thënë: “Të hajë kokën e tij. Kam fëmijë të sëmurë në makinë. Të bëjnë sa të munden që të ecim e të ikim.”

Ndërsa një tjetër, i cili gjithashtu ka persona të sëmurë në makinë thotë: “U interesova që të lëviz por nuk mundem. Kam që në 10 të darkës që pres. Për ushqim kemi marrë me vete por ka nevoja shëndetësore se ka lindur me vrimë në zemër. Uroj që të zgjidhet sa më shpejt kjo që të kalojmë se është problem për shumë familje të tjera.”

Nuk mungojnë edhe kritikat pasi autobusët janë lejuar të kalojnë me justifikimin që janë mjete transporti. “Kemi bërë 1 km rrugë, jo më. Kam që në orën 10 të natës. Gjendja është shumë e keqe, na kanë kaluar duke hedhur ndonjë pagure me ujë. S’kemi ngrënë asgjë. Nuk është interesuar asnjë njeri. Autobusi tha është mjet transporti. Kanë gjithë ditën që kalojnë autobusë, maune cfarë janë këto”, thotë ai.

Që prej orës 12 të drekës, u shtua radha e makinave edhe 10 km më shumë. Me mbërritjen e ministres Olta Xhacka dhe drejtorit të AKMC, Haki Cako, duket se situata është normalizuar pasi ka nisur lëvizja e automjeteve

Zjarr Tv Ad