Kryeministrit grek i hapen letrat e 2 skandaleve 140 milionë euro

0
25

Qeveria e Alexis Tsipras në Greqi po përballet me një sulm të zgjatur rreth një skandali të madh të dyshuar që ka përfshirë ministrin për Dixhitalizimin, Nikos Pappas.

Ky i fundit konsiderohet një ndër njerëzit më të afërt të Tsipras dhe prej disa muash tashmë është në qendër të akuzave sipas të cilave ish-drejtori I kompanisë shtetërore të gazit, DEPA, Theodoros Kitsakos nuk ka mbledhur borxhet që shkojnë deri në 110 milionë euro që i kishte si detyrim, kompania Elfe e biznesmenit Lavrendi Lavrendiadhi.

Kitsakos ka deklaruar se ka qenë e pamundur mbledhja e këtij borxhi për shkak të ndërhyrjeve nga qeveria greke që urdhëronte që kompania e Lavrendiadhit të furnizohej me gaz pavarësisht borxhit, në skenë ka dalë një personazh i çuditshëm, një ish-kamarier deri në vitin 2014, i quajtur Manolis Petsitis, i cili promovonte interesat e kompanisë Elfe, por që kishte lidhje me avokatin Artemi Artemiou, ky një bashkëudhëtues i Nikos Pappas në Venezuelë në vitin 2013.

Ky skenar ka disa muaj që rrihet në mediat greke kundërshtare të Tsipras, por sot, mediat shtojnë një tjetër element me natyrë eksplozive.

Në një intervistë të fundit, pronari i madh i anijeve dhe i klubit Olympiacios, Evangelos Marinakis, ka deklaruar se atij i janë kërkuar 26 milionë euro në këmbim të një liçence televizive.

Intriga është luajtur sërish nga Pappas, që i ka kërkuar Marinakisit të takonte një biznesmen të afërt me qeverinë aktuale, Ioannis Kalogritsas, i cili në këtë takim të vitit 2016 i ka kërkuar paratë në këmbim të liçencës.

Marinakis ka folur për Real TV dhe aty ai ka shtuar se Pappas i kishte refreruar atij se për takimin në fjalë ka informuar edhe kryeministrin.

“Ata më kërkuan të ofroja 26 milionë euro kredi z. Kalogritsas që të merrja një kanal televiziv. I shpjegova z. Kalogritsas se nuk mund ta bëja një gjë të till…Ftoj z. Pappas dhe kryeministrin ta mohojnë këtë publikisht”, ka shtuar Marinakis.

Skandali ëshë shumë i madh dhe ai i shtohet një debati të zgjatur për një tjetër skandal, atë me kompaninë Novartis.

Tsipras deri më sot kishte qenë larg diskutimeve publike për akte korruptive dhe në fakt deri më sot mediat kundër tij ende nuk kanë zbardhur dot nëse këto para janë marrë për të mbajtur partinë në opozitë, për të favorizuar njerëz të afërt, apo janë para, një pjesë e të cilave kanë shkruar në xhepat e Tsipras.

Në çdo rast loja politike rreth këtij skandali që përforcohet nga deklarimet e Marinakis vijnë në kontekst elektoral, ndërkohë që pavarësisht se sondazhet i japin avantazh Demokracisë së Re, nuk ka garanci për një fitore sidomos me një njeri si Tsipras përballë.