Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ndodhur genocid gjatë periudhës së luftës në vitin 1999.
E pyetur nga gazetarët për shifrat dhe jetët e humbura e të dhunuarve gjatë luftës, Bërnabiç është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.
Këto deklarta kryeministrja serbe i ka bërë teksa mori pjesë në Forumin e Prespës në Ohër.
“Në Kosovë dhe Metohi nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës dhe Metohisë deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Brnabiç.