Kryeministrja serbe e prerë: Nuk ka kompromis me Kosovën

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për TV Pink, Bërnabiç ka theksuar se nuk ka kompromis.

“Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa”, deklaroi sot Bërnabiç.

Në vijim Bërnabiç theksoi se për shkak të të gjitha këtyre vendime nga ana e Kosovës, nuk shikon asnjë shenjë kompromisi. Ajo beson se Beogradi dhe Prishtina janë larg nga kompromisi, duke thënë se e sheh si kërcënim të madh “vendimin politik” në lidhje me hapjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë. Bërnabiç thotë se ky hap i marrë nga Kosova dhe Shqipëria, çon në krijimin e “Shqipërisë së madhe”.

 

Zjarr Tv Ad