Kryeministrja serbe flet me gjuhën e Ramës, reagon ashpër Kosovare Kelmendi

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e Serbisë, Anna Bërnabiç, e cila është shfaqur disa herë duke u përqafuar ngrohtë me Edi Ramën, këtë fundjavë foli me gjuhën e tij. Ajo mohoi që në Kosovë të ketë pasur ndonjë gjenocid serb, por foli vetëm për disa rrëmuja dhe trazira.

Duke folur në Samitin e Prespës, kryeministrja serbe tha se nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me të ashtuquajturin gjenocid në Kosovë.

REAGIMI I PLOTE

19 qershori e 25 marsi janë data të rënda për mua, sepse në këto data unë i humba më të dashurit e mi. Më 25 mars 1999, forcat policore të Serbisë m’i ekzekutuan babanë dhe vëllezërit me urdhër të Millosheviçit, kurse mamin ma lanë të gjallë, siç thoshte edhe vetë ajo, që ta mbysnin ngadalë nga dhimbja e vuajtja për ta.

U nda nga ne përgjithmonë më 19 qershor 2011 dhe me vete mori dëshirën e parealizuar për vendosjen e drejtësisë për babanë dhe vëllezërit, si edhe për mijëra shqiptarë të vrarë nga regjimi i Serbisë.

Kjo ishte edhe arsyeja se pse e ekzekutuan. Pa kërkim faljeje dhe pa vendosjen e drejtësisë për mijëra shqiptarë të vrarë, dhe pa ofrimin e informatave për të zhdukurit me dhunë, Serbia të mos presë kurrë që do të mund të ketë raporte normale me Kosovën.

Zjarr Tv Ad