Kryeministrja serbe: Në Uashington do të diskutohet për ekonominë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e Serbisë,Ana Brnabic ka thënë se në takimin e planifikuar të mbahet më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të diskutohet kryesisht për çështje të ekonomisë.

“Në fakt është vazhdim i bisedimeve për ekonominë, që kanë nisur në kohën kur bisedonim për rivendosjen e linjës ajrore dhe trafikut hekurudhor. Pra, këto janë kryesisht tema ekonomike për të cilat ne gjithmonë kemi bërë thirrje që të diskutohen”, tha Bërnabiç.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, më 14 gusht njoftoi se më 2 shtator, Kosova dhe Serbia do të takohen në Uashington.

Kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Grenell kanë nënshkruar marrëveshjet për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe për autostrada ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por të cilat ende nuk kanë nisur së zbatuari.

Zjarr Tv Ad