Kryeministrja serbe: Nuk do ketë dialog pa heqjen e taksave

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, ka deklaruar në Beograd se heqja e taksave të Kosovës ndaj prodhimeve të Serbisë është “minimumi i minimumit” për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe se nuk pret shumë nga takimi i ardhshëm në Berlin.

“Nuk pres shumë nga takimi në Berlin, ne jemi ftuar, do të dëgjojmë çfarë kanë për të na thënë”, ka thënë Bërnabiç sot në Beograd. Në takimin e Berlinit më 29 prill do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të BE, ndërsa Kosovën dhe Serbinë do t’i përfaqësojnë presidentët dhe kryeministrat.

Ajo ka pretenduar se tentimet eventuale që të ndryshohet formati i negociatave në mes të Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që Serbia të detyrohet të ulet në tryezën e bisedimeve pa heqjen e taksave kosovare, do të jenë të pasuksesshme.

Kryemistrja e Serbisë ka vlerësuar se Kosova nuk do ketë kompromis dhe ka shtuar se këtë gjë e ka treguar me miratimin e Platformës, e cila, siç ka thënë ajo, “është e drejtuar kundër dialogut”.

 

 

Zjarr Tv Ad