Kryeministrja serbe sfidon Albin Kurtin: Në vend që të pengojë negociatat, le ta padisë Serbinë për gjenocid

0
243
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka sfiduar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pasi u shpreh se ky i fundit duhet të padisë Serbinë për gjenocid dhe të mos pengojë më negociatat mes dy vendeve.

“Albin Kurti tashmë duhet të padisë Serbinë për gjenocid, në vend që të kërcënojë dhe pengojë vazhdimisht përpjekjet e negociatave”, tha ajo në një intervistë për Tv Prva.

“Serbia kërcënohet me një proces gjyqësor për gjenocid. Le të jetë, le të kërcënohet, por le të shohim se çfarë ka për të thënë në atë proces gjyqësor dhe ne do të provojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, shtoi Brnabiç.

Sipas saj, Albin Kurti “bën cirk” në çdo takim mes dy vendeve. E pyetur nëse mund të arrihet një consensus për çështjen e Kosovës, ajo tha se nuk ka shpresë që diçka e tillë të ndodhë.

Zjarr Tv Ad