Kryeminsitri shpall zgjedhjet e parakohshme…

0
266
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkruar nga:Thashetheme nga Kupola TNK

E dielë në drekë. Në periferinë e Tiranës, në një zonë ekskluzive pranë shtëpisë së Kryeministrit, po drekon Rama me miqtë e tij. Në krah të tij janë Fuga, Çuçi dhe Blushi ndërsa përballë është Bela.

Pak më vonë aty mbërrin edhe Bato i madh. Akoma pa u ulur Bato lëshohet:

Bato: “Edi, kjo qka ka nodhë me ambasadoren Kim nuk munet me e besu njeri… Ata po pregatisin funin tand, njeri, po pregatisin ardhjen e të degraduarve, e atyre që për asnji arsye nuk duhet me ardhë. Shipnia po shkon drejt regresit të panalshëm…Qka na bone me kët amnistinë e leshit”…

Kryeministri është rehatuar mirë në një karrike; këmbët i ka vënë përballë, diku, në ndonjë pupë të padukshme puplash a mishi, nuk merret vesh, sytë i ka të përhumbur dhe buzëqeshjen cinike të stampuar.

Kryeministri: “Batoooo, ulu një herë ulu, zë vend. Tani më thuaj si është puna…”

Bato: “Ambasadorja amerikane nuk la gjë pa thënë për ty (këtu i dridhet pak zëri, nuk arrin të vazhdojë…).

Blushi nënqesh me shpoti, Rama i hedh dorën në qafë Batos me dashuri.

Rama: “Ou, paska folë Orakulli i Delfit? Amon më thuj ça tha? Si e kishte Ilir Metajn? Ë? Kurva…Më bën edhe moral mua…Ia tha ato sekretet që e kërcënonte publikisht Ilirit? Ë?!”

Batoni e merr veten. I drejtohet edhe një herë Ramës:

Bato: “A thu hiq spo ta nin ty a? Njeri qa paske qenë ti…Ajo foli si t’ish Kryeministre bre nonën ia qifsha… Kta nuk duhet me e leju kurrqysh…Ajo t’sfidoi ty personalisht duke përmenë Gledis Nanon. Ose folke si t’ish Kryeprokurore e Spak-ut! Kjo osht e tepërt njeri. Me kët lloj retorike ajo po pregatitë rikthimin e një gjenerate degraduese në Shqipëri, Sali Berishën e Ilir Metën”…

Kryeministri lëshohet përmbys duke qeshur me zhurmë siç di vetëm ai. Bela me Fugën i mbajnë ison.

Ia lëshon një vargëzimi të njohur por krejt pa lidhje:

“Kur të shoh ty moj Ksanthipi/seç më ngrihet edhe rripi….”

Bela aty nuk përmbahet së qeshuri. Blushi merr në dorë aparatin fotografik dhe sulet të bëjë shkrepjet e rastit. Batoni skuqet dhe i kthehet Ramës:

“Kjo lloj retorike nuk të nderon…”

Aty Bela shtrihet përdhe së qeshuri. Edhe Fuga që bënte si serioz u lëshua në një të paparë gas…Kur i kujtohej fjala “retorikë” për bejten e këthespirit, nuk e mbante dot…

Rama shtriqet edhe më në karrige dhe zgjat këmbët. Bela tërhiqet instiktivisht.

“Mos më merr për ndonjë hor/se të flas me metaforë…”

Këtu u shtrinë barkas të gjithë. Loti vu nga të qeshurat.

Batoni e humbi fare. Gjithsesi, mërzia po i davaritej nën tërë atë gaz qeveritar. Fundja, kur nuk mërziten këta….Ia pret Ramës:

“Po thua që hiq nuk ka rëndësi se qka thot Departamenti i Shtetit a? Unë u bona meit në emision….”

“Turbullo që të kthjellosh”. Kjo është motoja. Pse kujt do ia japka pushtetin ajo kurva, Berishës? Apo Metës? Apo Alibashëbardhit? Batoooo, mos u bëj naiv. Duhet thënë ndonjë fjalë, duhet takuar ndonjë kundërshtar imi. E si do më rrëzoka mua kurva? Ë? Se unë në rastin më të keq i kam 750 mijë vota në xhep. Nga 850 mijë që mbesin, 150 mijë kanë emigruar, të tjerët janë copëtuar në 100 partira…”

Batoni: “ Njeri, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në diskutim, a je normal a jo…”

Rama: “Stetet e Baskuala të Amelikës…Stetet e Baskuala të Amelikës…E kujt i plasi për ta? Ku do gjejnë ata më mirë se unë? Ë? Duan ata të strehoj afganë, iranianë, sirianë, kamboxhias a vietnamezë? Duan pasuri publike, naftë, burime natyrore? Me vrap në telefon mua. Kam zhdukë opozitën, shoqërinë civile, kam tredhur median, biznesi më puth këmbët, kriminelët zhduken të bërë copash…. Si kujton ti se amelika jote do dojë një tjetër që mund të krahasohet me mua? Ë? Batooo, mua mund të mos më pëlqejnë shqiptarët po amerikanët nuk kanë për të gjetë kurrë një më të mirë se unë…”

Bato: “Prishja e raporteve me ambasadën mund të humbë elektorat…”

Rama: “Batoooo, ky popull e urren Amerikën në përgjithësi. Gjysma ish komuniste e urren prej Enver Hoxhës, ata kurrë nuk kanë për ta dashtë. Gjysma tjetër e urren prej Sali Berishës. Këtu vetëm servilët dhe “intelektualët” bëjnë sikur e duan që të duken modernë. Mua më shtohen shumë vota nëse krijoj përplasje me amerikanët…”

Batoni është i hutuar. Por nuk dorëzohet. Ndërron temë:

“A e nive qka tha ajo idiiotja jonë, Vjosa?! E quajti fjalimin tand brilant në OKB si “mbrojtje të Vuqës! Ah, qka mi ka qu nervat… E bona një shkrim me titull “Vjosa, go home, you are drunk”…

Këtu Bato pregatitet të marrë vlerësimin e shefit. Përkundrazi ky duket i pakënaqur…

Rama: “Bato, aty kishte të drejtë ajo. Unë kam bërë avokatinë e Sashës me ndërgjegje, se më dhimbset…Nuk di i shkreti kujt tia prishë e kujt tia ndreqë… Folëm gjatë atë natë në hotel. Erdhi te dhoma ime e më qau hallin. Njeri i mire, me vizion”…

Bato: “Pash zoten se pata harru me të pyet, a u mërzit Vuqa me fjalimin tënd brilant?”

Rama: “Ah Bato, po si mund të mërzitet Sasha me mua? Ai e ka fare të qartë që ato fjalë u thanë në atë sallë të zbrazët për tu dëgjuar në Kosovë, tjetër kush as i dëgjoi e as i llogarit. Qeshi shumë kur më dëgjoi. Si reagoi Kosova?!

Bato: “Njeri, ranë përmbys krejt. O bo nami. Edhe Berati që stë sheh me sy t’kish lavdru.”

Rama:E kam vu re e kam vu re. Ata i kam nën kontroll total.”

Ndërhyn Bela.

Bela: “Shefi, një roje në Hidrocentralin e Fierzës ka dalë në pension. Duhet zëvendësuar. Të kam sjellë c-v të e 6 kandidaturave të zgjedhësh…”

Rama:Mi sill nesër ti shoh”

Edhe Çuçi kujtohet për të vetat:

“Shefi, është prishë një derë e Ministrisë dje, në kat të dytë. A ta rregullojmë?”

Rama: “Më sillni projektin e derës, ngjyrën, arkitektin. Do flas edhe me Boerin dhe Casamontin për një zgjidhje. Pastaj vendos unë”.

Blushi që deri atë kohë vetëm kishte shkrepur aparatin, hedh helmin: “Edo, unë them që të shpallësh zgjedhjet e parakohshme. Do shkaktosh huti të madhe. Këta të opozitës që janë copë copë do të terrorizohen vetëm nga ideja. Provoko pak dhe ke për të parë…”

Rama qesh. I pëlqen ideja. I thotë Fugës të hapë llafe sikur do ketë zgjedhje parlamentare në Prill bashkë me zgjedhjet lokale. Lajmet mbërrijnë në PD, në të dy krahët.

****

I pari e merr vesh lajmin Berisha. Ai ishte në një bisedë online me intelektualët e Lapardhasë. Po pregatiste terrenin për goditjen përfundimtare të regjimit. Dikush i çoi një copë letër ku i tregonte se Rama po shpallte zgjedhjet e parakohshme në Prillin e ardhshëm…

Berisha u shpërqendrua. Pastaj njoftoi në transmetim live, intelektualët lapardharas dhe gjithë ndjekësit e tij:

Berisha: “Erdhi edhe provokimi i radhës i Zografit bis! Ai paska ndër mend të shpallë zgjedhjet e parakohshme… (dëgjohen brohorima e duartrokitje).”

Berisha vazhdon: “Por ne nuk do biem pre e këtij provokimi të radhës. Ai e ka marrë mandatin për 4 vjet dhe ne do të luftojmë me çdo mjet për ta detyruar ta çojë deri në ditën e fundit”…

Dëgjohen duartrokitje frenetike dhe thirrjet Rama ik! Rama ik!…

*****

Edhe Alibeajt i thotë dikush që Rama po shpall zgjedhjet. I alarmuar lidhet në telefon me Gazin.

Alibeaj: “Ore, ça të bëjmë po i shpalli zgjedhjet se aty morëm fund ne”

Gazi: “Nuk e lë doktori atë kurrë të shpali zgjedhjet, dëgjo mua…Ka për të bërë protesta të fuqishme kundër zgjedhjeve, maje men ça po t thotë Gazi…”

Alibeaj:Ore mirë Doktori, po ne ça të bëjmë”…

Gazi: “Unë them që në këtë rast duhet bashkuar forcat me doktorin në protesta të fuqishme”…

Alibeaj mbyll telefonin i tmerrruar…

Linku i postimi:

https://www.facebook.com/thashethemengakupola

Zjarr Tv Ad