Kryengritja e Postribës/ Meta: Do frymëzojë përpjekjet tona për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar 76 vjetorin e Kryengritjes së Postribës.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo ngjarje e rëndësishme, “do të frymëzojë përherë përpjekjet tona për lirinë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë, për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë”.

POSTIMI I PLOTE

Përkujtojmë sot me nderim dhe mirënjohjen më të thellë luftëtarët e lirisë, atdhetarët, patriotët dhe intelektualët që 76 vite më parë i prinë Kryengritjes antikomuniste të Postribës, u martirizuan, u burgosën dhe u internuan në emër të dinjitetit njerëzor, për një Shqipëri plotësisht të lirë dhe demokratike.

Kjo ngjarje e rëndësishme, që bën sot krenar çdo malësor, çdo shkodran dhe çdo qytetar të vendit do të frymëzojë përherë përpjekjet tona për lirinë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë, për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë!
Lavdi përjetë martirëve të Postribës, Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë! 🇦🇱

Zjarr Tv Ad