Kryeparlamentari Ruçi, “qytetar nderi” tek arbëreshët

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u prit nga qindra arbëreshë në Qytezën e Portocanunit në rajonin e Molisës në Itali, ku rreth 2400 banorë ruajnë gjuhën shqipe, kulturën e traditat arbëreshe.
Në pritjen e organizuar nga kryetari i bashkisë Giuseppe Caporiçi, Ruçi u vlerësua me titullin ‘Qytetar Nderi i Portokanunit’.
Në një ceremoni festive në sheshin Skënderbeu u vendos busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, dhuratë e Këshillit Rajonal të Qarkut të Tiranës, e realizuar nga skulptori i njohur Muntaz Dhrami.
I shoqëruar nga Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, deputetja Mimi Kodheli, dhe nga Kryetari i shoqatave rajonale Aldrin Dalipi, kryeparlamentari Ruçi zhvilloi takim pune me Presidentin e Rajonit të Molises Donato Toma.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi marrëdhëniet mes 2 vendeve dhe për perspektivat e programit ndërajonal IPA mes Italisë, Shqipërisë e Malit të Zi.
Në ditën e dytë të vizitës, Ruçi do të takohet me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Roberto Fico si dhe me kryetaren e Dhomës së Senatit Maria Elena Castellati.

Zjarr Tv Ad