Kryeparlamentari turk takon Gramoz Ruçin dhe jep paralajmërimin për…

0
509
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeparlamentari turk, Mustafa Sentop, ka mbajtur një konferencë për mediat, së bashku me kreun e Parlamentit në Shqipëri, Gramoz Ruçi.

Gjatë fjalës së tij,  Sentop është ndalur edhe tek organizata FETO, të cilën ai e quajti të rrezikshme për vendin tonë.

Sipas tij, ky grup nuk është i shtrirë vetëm në Turqi, por në shumë vende të botës.
Gjithashtu, ai u shpreh se; aktivitetet e tyre i fshehin pas institucioneve arsimore, spitalet e të tjera.

“Marrëdhëniet tona dypalëshe po ecin në mënyrë të mrekullueshme. Sot në takimin që pata me Ruçin ne realizuam bashkëbisedime shumë të dobishme.

Këto marrëdhënie dypalëshe dhe marrëdhëniet nder parlamentare ne i zhvilluam në të gjitha dimensionet. Do kem mundësinë që të takohem me Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama. Gjatë vizitës që Rama bëri në Tuqi marrëdhëniet tona dypalëshe u ngritën në nivelin strategjik.

Zyrtarizmi i këtij partneriteti do të ngrejë në nivele më të larta bashkëpunimet në të gjitha fushat. Do të ndalem edhe tek organizata e FETO-s. Ashtu si në vende të ndryshmen të Ballkanit kjo organizatë është prezentë edhe në Shqipëri.

Në Turqi kjo organizatë FETO është e dënuar në masë të madhe, por që nuk është vetëm Turqia objektivi i kësaj organizatë të nivelit ndërkombëtar. Por, kjo organizatë, ky grup për të realizuar qëllimet e veta i maskon aktivitete me arsimin, spitalet dhe strukturat e ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo është aktive përben një rrezik për ato.

Por ne nuk do të lejojmë kurrën e kurrës që kjo organizatë të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Momentalisht shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona janë mbi gjysmë miliardë dollarësh. Siç e tha kryetari më parë investimet turke kapin vlerës 3.5 miliardë dollarësh. Jemi të vendosur që ta rrisim këtë.

Do të zgjerojmë investimet tona në Shqipëri edhe në sektorin e turizmit”, – u shpreh  Mustafa Sentop.

Zjarr Tv Ad