Kryepeshkop Anastasi thirrje besimtarëve: Të lutemi për paqe!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryepeshkop Anastasi duke marrë shkas nga ngjarjet në Ukrainë, ka ftuar besimtarët dhe çdo njeri vullnetar që të luten për paqe.

Postimi i plotë:

𝐀𝐧𝐚𝐬𝐭𝐚𝐬𝐢 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐩𝐢𝐬𝐤𝐨𝐩 𝐢 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐬, 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐆𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈

LUTJE E NXEHTË PËR NDALIMIN E LUFTËS VËLLAVRASËSE DHE PAQTIMIN NË UKRAINË

Duke marrë shkas nga ngjarjet dramatike në Ukrainë, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i fton besimtarët dhe çdo njeri vullnetmirë të intensifikojnë lutjen e tyre për paqe dhe thekson se:

“Dhimbja dhe hidhërimi i thellë mbushin shpirtrat e njerëzve kur ndërpritet dialogu për paqen dhe nis lufta vëllavrasëse me monologun e dhunës së të fortit dhe me viktima, zakonisht njerëz të pafajshëm, të pambrojtur dhe valët e refugjatëve.

Ndërgjegjja e krishterë dënon çdo formë akti dhune, duke nxitur fort secilin të kontribuojë sipas mundësisë në arritjen e paqes dhe pajtimit në Ukrainën e shumëvuajtur dhe kudo në botë.

Parimi ynë i përhershëm mbetet fjala e Krishtit: “Lum ata që bëjnë paqe, sepse këta do të quhen bij Perëndie”.

E diel, 27 shkurt 2022

Zjarr Tv Ad