Kryeprokurori i Kosovës pozitiv me COVID-19

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka rezultuar pozitiv me COVID-19 Kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi.

Ky lajm është bërë i ditur përmes një njoftimi për media,nga zyra e tij.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv. Nga momenti i testimit, Kryeprokurori Lumezi është vetizoluar. Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabile dhe është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor”, thuhet në njoftim

Sipas njoftimit, gjendja shëndetësore e Lumnezit është e stabilizuar dhe ai është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Në total 390 persona kanë vdekur që nga përhapja e virusit në Kosovë.

Zjarr Tv Ad