Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës, Rajana Jata dyshohet se ka dekonspiruar një hetim të nisur nga policia në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Një vit më parë në Prokurorinë e Tiranës është nisur një referim nga policia për të ndjekur një çështje me metoda speciale të hetimit dhe subjekti i dyshuar ishte një zyrtar në Drejtorinë e Transorteve.
Pikërisht në këtë moment, Rajana Jata ka hyrë në lojë duke telefonuar direkt personin që do të përgjohej se kishte nisur hetimi proaktiv për të. Për Jatën është marrë vendimi që të pezullohet nga detyra e saj në organin e akuzës rreth një javë më parë.
Burimi: BalkanWeb