Kryesia e PD-së vendos përjashtimin e deputetit Myslym Murrizi

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas Kryesisë së Partisë Demokratike, edhe Kresia e degës së kësaj partie në Lushnje ka vendosur unanimisht të ndjekë vijën e partisë , duke mos u pajtuar me vendimin e Myslim Murrizit për mosdjegien e mandatit.

Mbledhja e Kryesisë në Lushnje zhvillohej në të njëjtën kohë me atë në Tiranë.

35 anëtarët e kësaj dege kanë votuar unanimisht për përjashtimin e deputetit Murrizi.

Mbledhja që u drejtua nga tre nënkryetarët Sajmir Korreshi, Juljan Gjini dhe Afrim Kokla nisi në orën 18 dhe u mbyll në orën 21:30.

Ndërkohë që më herët, Kryesia e PD-së  vendosi shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia të deputetit Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi t’i bashkohet vendimit të Grupit për të dorëzuar mandatin.

Në Kryesinë e PD, Basha tha se pika e parë e rendit të ditës është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve.

“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë.”-u shpreh Basha.

Pika e dytë është ngritja e shtabeve të punës dhe pika e tretë është propozimi për shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia e Myslym Murrizit për shkeljen e vendimit të Grupit Parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD.

Zjarr Tv Ad