Kryesia i kalon Indrit Sefës vulën e PD, reagon menjëherë Gazment Bardhi

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Kryesia e Partisë vendosi që vulën zyrtare t’ia kalojë në përdorim sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore, Indrit Sefës dhe jo sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.

Bardhi e konsideroi këtë si një veprim qesharak.

Sipas tij Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë!

Ai thotë se për ndryshimet në PD duhet t’u referohemi vetëm dispozitave të Statutit.

“Nuk e kam zakon te komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nën e efektin e dëshpërimit. Por për kureshtjen tuaj: Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë.

Ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm.

Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë!

Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetëm dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund t’ju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!”, u shpreh Bardhi.

Zjarr Tv Ad