Kryetari dha dorëheqjen/Ja kush vendoset në krye të Gjykatës së Elbasanit

0
1

Enkeleda Kapedani është zgjedhur si kryetare e Gjykatës së Elbasanit pas një votimi të kryer mes gjyqtarëve. Përballë saj për postin ishte Matilda Fetahu, por votat e kolegëve ia doli ti merrte Kapedani.

Një detaj që e favorizonte ishte vjetërsia në punë pasi kishte 2 vite më tepër se Matilda Fetahu. Kujtojmë se tre javë më parë, Zihni Shahu që mbante postin e kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, paraqiti dorëheqjen e tij pranë KLGJ-së.

Zihni Shahu, qëndroi në këtë detyrë për gati 10 muaj, pasi u emërua nga KLGJ për të drejtuar gjykatën e Elbasanit, menjëherë sapo “Vettingu” shkarkoi Sulejman Kurtin.