Ilir Meta ka dhënë mesazhin se ndryshimi është i afërt dhe i pandalshëm

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë mesazhin se ndryshimi është i afërt dhe i pandalshëm. Kjo sipas tij dëshmohet edhe nga entuziazmi i mikpritjes një ditë më parë në Korçë.

Kreu i PL-së ka publikuar edhe një fotoalbum nga këto takime, të zhvilluara ditën e djeshme.

“Mikpritja dhe entuziazmi i Korçës dje dëshmojnë se Ndryshimi është i afërt dhe i pandalshëm”, shkruan Meta në Facebook.

Përballë mbështetësve të tij në Korçë, Meta tha se një popull i cili fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Ndërkohë, shtoi se tani nuk bëhet fjalë për rrotacion politik, por për rikthimin e llogaridhënies.

“Partia e Lirisë beson shumë se zgjidhja do të vijë vetëm nga populli i Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por zgjidhja nuk është vetëm një rrotacion. Koha e rrotacionit ka kaluar. Tani këtu bëhet fjalë për të ndryshuar një sistem dhe për ta rivendosur në themele sistemin që doli nga shinat. Këtë e garanton referendumi. Një nga bazat kryesore të bashkëpunimit me PD do të jetë garantimi i ushtrimit të referendumit nga populli shqiptar. Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Nuk duhet të flemë dhe nuk duhet të zgjohemi vetëm kur padrejtësia troket te dera jonë. Kur bëhemi indiferentë, i kemi hapur rrugën të keqes që të hyjë në shtëpinë e secilit. Tani hallexhinjtë e të gjithë botës i bashkojnë këtu ndërsa shqiptarët i nxjerrin nga shtëpitë e tyre me gaz.

Pse kjo urrejtje për shqiptarët? Pse ky pasion për të shuar shtëpitë e tyre vetëm që të ndërtohen kullat e oligarkëve. Llogaridhënia dhe ndëshkimi për ata që shkelin kushtetutën është domosdoshmëri”, tha dje Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad