Përmes një postimi në facebook sjell në vëmendje një shprehje të fuqishme të Mbretëreshës, si dhe e shoqëron me foton e mbërritjes në atdhe të Familjes Mbretërore, ku e shoqëron Monika Kryemadhi, deputete socialiste atëherë.
“Ditëlindja e Mbretëreshës Geraldinë më çoi te një kujtim i bukur prej saj, 20 vite më parë, të cilën doja ta ndaja me ju.
Për të kujtuar me nderim këtë personalitet të jashtëzakonshëm të kombit tonë që edhe pse lindi hungareze, gjithë jetën e saj ia përkushtoi Shqipërisë.
Edhe sot është aktual mesazhi i saj i 20 viteve më parë:
“Unë besoj se me paqe dhe dashuri, me devocion dhe besnikëri për idealin kombëtar, ne do ta çojmë përpara Atdheun tonë, që është pjesë e Europës dhe e botës së qytetëruar.”, shkruan meta në facebook.