Kryetari i shoqatës së biznesit, Albert Nasto: Projekti i fiskalizimit që është hartuar nga oligarkët do të falimentojë 70% të bizneseve

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për procesin e fiskalizimit të biznesit të vogël me anë të një sistemi të ri.

Sipas Nastos ky sistem i ri do të sjellë falimentimin e 70% të bizneseve të cilët do të kenë kosto më të lartë në këto ditë pandemie.

Gjithashtu Albert Nasto ka hedhur akuza ndaj qeverisë për të cilët thotë se po zbaton projektin e përgatitur në zyrtar e oligarkut.

“10% lëshojnë fatura me barkode, biznese të vogla janë me gishtat e dorës që lëshojnë fatura tatimore.

Kjo ka sjellë një kaos të vërtetë në biznesin sepse është një proces, disa shkaqe kryesore janë kosto e lartë financiare 1300 euro për sistemin e ri fiskal. Është një kosto e lartë për këtë kohë të vështirë pasi biznesi po bën mbijetesën. Ky sistem nuk ndërtohet në asnjë vend të europës apo rajonit, në Itali është provuar si projekt pilot jo për biznesin e vogël. 60% e biznesit do të marrin gjoba dhe do të falimentojnë pasi nuk dinë të përdorin sistemin ose do të bëjë gabime në sistem. 8-9 milionë lek kosto në vit sepse do të duhet një i punësuar për të bërë këtë sistem.

Ky sistem do të mbyllë mirë biznese dhe do të merren shumë gjoba. Është krijuar kaos. Ky sistem nuk do të jetë ndonjë ndryshim pasi informaliteti është i madh dhe ky sistem i ri do të jellë korrupsion të madh dhe mbyllje të biznesin në këtë kohë të vështirë pandemie. Biznesi është lënë nga qeveria në mëshirë të zotit në një kohë pandemia kur monopolit po gryen ekonominë shqiptare, dhe po rriten cmimet e gjitha produkteve të ushqimore, energjisë karburantit kurse qeveria është inekzistente. Pas këtyre vështirësive jemi vendi i fundit në Rajon që nuk jemi ndihmuar nga qeveria në ditë pandemie.

Cfarë është ky sistem i ri fiskal qeveria do të na dërgojë në shkollë për IT apo për informatikë për pesonat që nuk i marin vesh, ne do të protestojmë dhe shpresojmë që qeveria të reagojë. Sepse rrezikohen që mira biznese të falimentohen. Ne kemi bërë sondazhe dhe njerëzit nuk e përdorin këtë sistem dhe vetëm 10 biznese e dinë ta përdortin nga 2 mijë të pyetur. Vetëm 50 biznese kishin mundësi për ta blerë këtë sistem të ri, kurse pjesa tjetër e biznesit është në kushte mbijetese dhe ky ligj i ri fiskalizimi falimenton bizeset. Ky sistem do të varrosë biznesin e vogël , mbi 70 përqind të biznesit, as pandemia as tvsh në këto 30 vite nuk kanë sjellë këtë dëm që ka sjellë ky sistem i ri fiskal.

Jo vetëm që duhet të shtyhet si afat 3-4 vite dhe ne duhet urgjentisht që ky projekt të anulohet pasi është i dëmshëm, nuk sjellë asgjë as informalitet as korrupsionin asgjë. Është një projekt i përgatitur nga zyrat e oligarkisë dhe po zbatohet nga qeveria shqiptare, dhe ministria e financave. I bëjmë thirrje FMN dhe bankës botërore që ti mbushin mendjen qeverisë që ky projekt është shumë i dëmshëm, ne jemi të hapur që të diskutojmë me qeverinë dhe ky proces duhet urgjentisht të anulohet sepse jemi në kohë pandemie dhe krize“, tha Nasto.

Zjarr Tv Ad