E TRISHTË: Ndahet nga jeta në moshë të re kompozitori i njohur Shqipëtar

0
2516
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Është ndarë nga jeta në moshë të hershme, kompozitori i talentuar shqiptar, Andi Bajraktari. Lajmin e trishtë e ka ndarë në rrjetet sociale, akademiku Vasil. S. Tole, muzikolog dhe kompozitor.





Ai ka postuar në Facebook një foto të Bajraktarit, të cilin e konsideron një student ekselent, kompozitor me vlera, mësues e pedagog i përkushtuar, familjar, bashkëshort dhe prind i dashur.





Sipas Toles, Bajraktari po hidhte i sigurt hapat në fazën e thelluar të formimit të tij si kompozitor dhe intelektual i muzikës.
Postimi i plotë i Akademikut Tole:





U pre në mes jeta e një njeriu dhe artisti kompozitor me shpirt të madh.
Andi Bajraktari ishte dhe do të kujtohet si personifikim i çdo gjëje të mirë që mund të ketë njeriu: student ekselent, kompozitor me vlera, mësues e pedagog i përkushtuar, familjar, bashkëshort e prind i dashur!





Andi po hidhte i sigurt hapat në fazën e thelluar të formimit të tij si kompozitor dhe intelektual i muzikës. Vepra të reja po shkruante dhe ishte në prag të pranimit për studimet e doktoraturës në muzikë. Ai reflektonte mirësi për gjithshka që e rrethonte.





Na trishtove të gjithëve i dashur Andi me largimin tënd të parakohshēm!
Ngushēllimet më të thella për bashkëshorten dhe fëmijët, motrën dhe familjarët si dhe për komunitetin e muziktarëve në Durrës, Tiranë e në gjithë Shqipërinë!
I paharruar miku dhe kolegu ynë Andi Bajraktari!/abcnews.al





Zjarr Tv Ad