Kryetarja e Kuvendit mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeta II: Simbol i stabilitetit në mbarë botën

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta në moshën 96-vjeçare të Mbretëreshës Elisabeth II.
Në mesazhin e saj të ngushëllimit, Nikolla shprehet se sot është një ditë e trishtuar jo vetëm për kombin anglez por për të gjithë njerëzimin.

Nikolla shton se Mbretëresha Elisabeth do të mbahet mend si simbol i stabilitetit në mbarë botën.

“Ndarja nga jeta e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabeta II, është një lajm i trishtuar jo vetëm për popullin e Mbretërisë së Bashkuar, por për gjithë njerëzimin. Një jetë e tërë në shërbim të kombit, të shtetit dhe qytetarëve!

Mbretëresha Elisabeta II, përbashkuesja e kombit, e pranuar gjerësisht si simbol i stabilitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës, e ndihmoi vendin e saj në ndryshimet e mëdha përgjatë shtatë dekadave, për forcimin e identitetit kombëtar, rritjen e ndikimit gjeopolitik dhe të pozitës ndërkombëtare.

Pushofshi në paqe, Madhëria Juaj!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Zjarr Tv Ad