Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lënë ambientet e selisë për t’iu drejtuar sheshit para Kryeministrisë.

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një prononcim për mediat Kryemadhi i adresoi një mesazh kryeministrit Edi Rama, të cilit i theksoi se vetëm në një sekondë zyra e tij mund të pushtohet, por kjo do të jetë më e rëndë me të.

Kryemadhi: Falenderoj mediat që nuk iu ndatë protestës. Kërkesa e opozitës nuk është politike, por ka të bëjë me mbijetesën e shqiptarëve. Kam një mesazh për Ramën që nuk është në zyrë, dua ti them se vetën në një sekond zyra e tij pushtohet. Do të jetë shumë më keq për të nëse qytetarët do të hyjnë në zyrë.

Të largohet dhe të çlirojë PS-në nga kapja, në mënyrë që të ringjallë shpresën tek shqiptarët. Ky nuk është akti final për rrëzimin e Ramës. Akti final është për rrëzimin e kapjes së shtetit. Do vazhdojë edhe disa ditë, ose për një periudhë të shkurtër kohe.

I rëndësishëm është sensibilizimi i  qytetarëve. Ne si opozitë kemi qenë në rrugën e duhur duke nisur nga djegia e mandateve.

 

Zjarr Tv Ad