KSHH publikon shifrat e Vettingut: Një nënë e divorcuar me një vajzë denoncon gjyqtarin…

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komiteti Shqiptar i Helsinkit zbulon denoncimet e qytetarëve shqiptarë, bërë ndaj gjyqtarëe dhe prokurorëve, që prej kohës kur ka nisur zbatimi i ligjit të Vettingut.

Kështu, KSHH thekson se në harkun e 27 muajve janë 4150 qytetarë, që kanë depozituar denoncime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, pranë KPK, duke ndihmuar gjatë procesit të Vettingut.

Sipas KSHH, denoncimeve nuk ju kanë shpëtuar as njerëzit që kanë qenë në majat e sistemit të drejtësisë, ku shumica e denoncimeve të qytetarëve janë për korrupsion, por ka edhe raste ku gjyqtari ose prokurori denoncohen për paaftësi në ushtrimin e detyrës.

Njoftimi i plotë:

Që prej miratimit të paketës ligjore të reformës në drejtësi mijëra qytetarë kanë denoncuar tek organet e vettingut gjyqtarë apo prokurorë të cilët sipas tyre kanë shkelur ligjin apo nuk kanë vendosur drejtësi.

Në harkun kohor të 27 muajve janë 4.150 qytetarë të cilët kanë depozituar denoncime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Denoncimet janë nga më të ndryshmet e një pjesë e tyre janë marrë parasysh nga organet e rivlerësimit.

Komiteti Shqiptar I Helsinkit ka asistuar qytetarë në hartimin e denoncimit në formën e kërkuar nga ligji në mënyrë që të kishte efekt tek procesi I vetting, ku bie në sy se denoncimet prekin edhe njerëzit që dikur kanë qenë në majën e sistemit të drejtësisë.

Natyra e denoncimeve të paraqitura pranë KShH prek jo vetëm rastet kur palëve në proces u janë cënuar të drejtat procedurale, por dhe në rastin e keq zbatimt të ligjit material. Një nënë e divorcuar me një vajzë të vogel ka denoncuar një gjyqtar, pasi me vendimin e tij për pezullimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, nëna humbi të drejtën për të shfrytëzuar së bashku me fëmijën dhomën bashkëshortore. Në këtë denoncim theksohet se Nga vendimi I Gjykatës së lartë, mua më janë cënuar të drejtat e parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, neni 8; Konventa për të Drejtat e Fëmijëve; Konventa e të Drejtave Ekonomike Sociale dhe Kulturore neni 11; Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave.

Mes denoncimeve janë edhe gjyqtarë të apelit apo shkallës së parë të cilët ende nuk janë përballur me trupën e vettingut.

Dy qytetarë kanë paditur 1 gjyqtare të shkallës së parë dhe 3 gjyqtarë të apelit për të drejtën e aksesit në gjykatë. Ankesa që ata kanë depozituar pranë organeve të vetingut e hartuar nga juristët e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, denoncon faktin se gjyqi në të dyja shkallët është zhvilluar pa praninë e tyre, edhe pse e drejta e palëve për të qenë të pranishëm dhe e drejta për tu mbrojtur në procesin gjyqësor janë aspekte të rëndësishme të procesit të rregullt ligjor edhe në kuptimin kushtetues.

Aftësitë profesionale janë një prej 3 shtyllave të vetingut dhe denoncimet e qytetarëve prekin edhe këtë pjesë. Në një prej denoncimeve të qytetarëve ndaj një prokurori vinte në dukje shkeljet proceduriale e zvarritjet e procesit te hetimit nga prokurori i çështjes, ndonëse denoncuesja fitoi procesin gjyqësor në të dyja shkallët e gjykimit.

Denoncimet e publikut kanë dhënë një kontribut gjatë procesit të rivlerësimit, pasi nëpërmjet tyre është arritur të realizohet një hetim përsa i përket elementëve të konfliktit të interesit, por gjithashtu organet e rivlerësimt kanë mundur të realizojnë një hetim të thelluar për kriterin e aftësive profesionale në rastet kur gjyqtarë dhe prokurorë kanë shfaqur mungesa në këtë aspekt duke dhënë një vendim përfundimtar për shkarkimin e subjekteve.

Denoncimet e qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve u vendosën në ligj si një element që do të ndikonte në kthimin e besimit të publikut tek drejtësia; e mijëra denoncimet e depozituara pranë organeve te vetingut tregojnë sa kjo ishte e nevojshme.

KSHH me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë mirëpret dhe asiston çdo qytetar që disponon fakte dhe prova për aspekte të kontrollit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale për gjyqtarë apo prokurorë për ti denoncuar pranë organeve të vettingut.

Zjarr Tv Ad