“Kthehesh dhe rishikon buxhetin 3 herë diçka nuk shkon”, flet eksperti Enriko Ceko: Qeveria e bën ‘dasmën’ me 100 të ftuar dhe thotë kam 84 pjata

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko ka folur ditën e sotme në një intervistë për Fax News sa i takon pr.buxhetit 2022. Ceko e ka nisur me një kritikë duke u shprehur se një buxhet që rishikohet 3 herë dhe mbledhja për ta kaluar atë bëhet natën, atëherë ka diccka që nuk shkon.

Ndër të tjera, Ceko shprehet se buxhetit i mungon 16% të parave që duhet të kishte. Për ta bërë më të thejshtë për publikun, Ceko e krahason me një dasëm ku ftohen 100 persona dhe ka pjata për 84. Ai shtoi se qeveria kërkon ta mbulojë 16% e munguar me para të huazuara duke dalë në tregun ndërkombëtar.

“Kthehesh dhe rishikon buxhetin 3 herë tregon se janë disa gjëra që nuk shkojnë mirë. Mbledhja për të kaluar buxhetin bëhet në orën 24:00. Pse bëhet kjo a thua se nuk ka ditë. Kemi një buxhet të cilit i mungojnë 16 % të parave. Është njësoj si të bësh dasëm me 100 të ftuar dhe të kesh pjata për 84 persona. Kemi shprehjen shtri këmbët sa ke jorganin. Buxhetit i mungojnë 16% të parave.

Dhe këtë mungesë prej 16%, qeveria mendon ta plotësoje duke dalë në tregun ndërkombëtar për të marrë para. Thuhet që borxhi është 80% por është 90%. Qeveria po e mban euron në mënyrë të sforcuar me 120 lekë, se po të ishte 144 lekë sa para 4-5 vitesh, borxhi publik do ishte shumë herë më e madhe. Edhe pse dalim në tregun ndërkombëtar për të marrë para, vitin tjetër kemi 450 milionë euro të interesave të mëparshme. 16% që mungon në buxhet është vështirë për t’u mbushur.

Pretendohet edhe sikur t’i kishim 16%, do të shpërndahej sipas sektorëve. Ne kemi një problematike të madhe te kjo shpërndarje. Ne Europë rreth 10% e buxhetit shkon për arsimin ne e kemi 1-2%. Për shëndetësinë janë pak a shumë këto shifra, ndërsa në Shqipëri 1-2%. Minimalisht nga buixheti i shtetit shkon 5% për bujqësinë në BE,  por me mekanizma të tjerë e mbështesin deri 14%. Ne edhe bujqësinë e mbështesim me 1-2% në rastet më të mira. Këto janë problematikat kryesore. Gati 100 milionë euro për infrastrukturë, ndërkohë 100 milionë euro bëjnë satelitët e famshëm”, tha Ceko.

Zjarr Tv Ad