Kthehet nga misioni, ushtaraku shqiptar surprizon fëmijët

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me t’u ulur në aeroportin e Rinasit, Ministria e Mbrojtjes kishte menduar që për rreshter Todon të organizonte një vizitë surprizë në familje. Pa i lajmëruar të afërmit e tij, rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, së bashku me grupin e xhirimit u nis për në Berat. Mjaft emocionues ishte çasti, kur rreshter Todo përqafoi dy djemtë, të cilët nuk e kanë pritur kthimin e të atit. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zgjodhi këtë moment përmallimi të një efektivi të sapokthyer nga misioni, për të uruar Krishtlindjet në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm.

Zjarr Tv Ad