“Kthehuni në banesa”, Xhaçka thirrje qytetarëve që presin në Kakavijë: Lejohet kalimi për një numër mjaft të kufizuar!

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që presin prej 4 ditësh në radhë për të kaluar Kakavijën, e për të hyrë në Greqi.

Sipas saj, “jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës”.

Mesazhi i Xhackes

Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër.

Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur.

Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës.

Zjarr Tv Ad