Kthim i restos ?! I ‘përplasi’ të vërtetën në sy kur ishte në Kuvend në Tiranë, Edi Rama nuk do të ketë takim me Vjosa Osmanin

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama po mban një takim zyrtar në Prishtinë ku u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti. Ndërkohë përgjatë vizitave të tij, është publikuar edhe axhenda e tij me personalitetet që do të takojë. Ajo çfarë bie në sy është fakti se Rama nuk do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Nuk dihet arsyeja e vërtetë për mungesën e një takimi kaq të rëndëishëm por kujtojmë se Rama dhe Osmani kanë pasur ‘përplasje’ në distancë sa i përket çështjes së minishengenit ballkanik, për të cilin presidentja e Kosovës thotë se është një projekt i dëmshëm.

Ndërsa sjellim në vëmendje vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Shqipëri, ku gjatë fjalimit të saj në Kuvend mungonte kryeministri Edi Rama dhe kjo gjë nuk u kalua pa u përmendur.

Mbase kjo mund të jetë “kthim i restos” ndaj veprimit aspak dinjitoz të bërë nga kryeministri gjatë kohës kur Osmani ishte në Kuvendin shqiptar.

Zjarr Tv Ad