Kthimi i Policëve Kufitarë të Bashkimit Evropian të FRONTEX për të ruajtur kufijtë e Shqipërisë, për shumë ekspertë është një tregues i qartë i dorëzimit të qeverisë Rama në menaxhimin e kufirit.
Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, tha për Ora Neës prezenca e Agjencisë së Rojes Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Shqipëri është një tregues i qartë që qeveria shqiptare nuk ka arritur të menaxhojë si duhet vijën kufitare.
‘Frontex nuk ka më besim te policia shqiptare.Deri tani ne kemi pasur vetëm shkëmbim të informacioneve, tani do ti kryejë vetë këto procedura.
Frontex është prezent në marrëdhëniet me Shqipërinë që nga viti 2009. Nuk i beson policisë shqiptare në menaxhimin e flukseve migratore që vinë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.
Misioni i Frontex në Shqipëri ka filluar zyrtarisht nga puna ditën e mërkurë, ku si fillim kufiri do të monitorohet nga 50 efektivë, të cilët kanë marrë dhe instruktazhet e operacionit.
Oficerët do të jenë të përqëndruar kryesisht tek emigrantët e paligjshëm, por dhe kontrolle të pasagjerëve dhe identifikimin e rasteve të trafikut të drogës dhe aktiviteteve terroriste.