Kthimi i virgjërisë me operacion

0
207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dëshmia e një vajze anonime që ka bërë ndërhyrje për të rikthyer virgjërinë ka ngjallur reagime, në emisionin “Jeta pa filtër” në “News 24” me autore psikologen Ervisa Lula. Të intervistuarit kanë bërë deklarata të drejtpërdrejta mbi temën e cila vijon të mbetet paksa tabu.

Shkrimtari Albatros Rexhaj në një lidhje direkte në Skype ka bërë diferencën sipas tij, mes një vajze të virgjër e një tjetre jo. Ai ka thyer kufijtë, ku për herë të parë në median shqiptare ka treguar me shumë kujdes dhe etikë përvojën e tij me një vajzë të virgjër. Më tej psikoseksologia Besarta Taçi ka bërë një analizë të gjendjes psikologjike të vajzave që kërkojnë kthimin e virgjërisë. Në këtë linjë mjekja kirurge estetike Senera Hoxha tregon procesin e rindërtimit të himenit e thotë se në këto ndërhyrje salla është e heshtur e vajzat preferojnë narkozë të mos e përjetojnë pasi ndihen keq shpirtërisht.

Në një reflektim të traditës e mentalitetit shqiptar mbi virgjërinë, etnografja Pr.Dr. Afërdita Onuzi befason kur shprehet se shqiptarët e shohin virgjërinë si pronësi, ndërsa tregon histori se si fshihej vite më parë raporti seksual para martese.

Zjarr Tv Ad