Kthimi në shkollë, vetëvrasja e fermerit dhe “ankthi” për shpalljen e qeverisë, Dhoma e Përmbaruesve: 1 shtatori 2021 s’është më si dikur

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë thotë se 1 shtatori i këtij viti nuk ishte si më parë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, ka renditur problematikat me të cilat u hasëm në këtë 1 shtator (dje).

Fillimi i shkollave nën masat anti-Covid si dhe vetëvrasja e një fermeri pasi nuk arriti të shlyente kredinë që kishte marrë.

E teksa dy probleme serioze shqetësojnë vendin, Dhoma e Përmbaruesve Gjyqësorë me ironi shkruan se të gjithë janë të shqetësuar për shpalljen e qeverisë në Shqipëri dhe Afganistan.

“Nesër shpallen dy qeveri, ajo në Shqipëri dhe tjetra në Afganistan. Talebanët mund ta shpallin edhe pasnesër. Merak i madh ka kapluar dy vendet. Kush do të jenë, emrat, ministrat, mbrojtja, sulmi, ekonomia dhe bujqësia? Administrata këtej pret me ankth, ajo andej me makth,” thuhet në postim.

Reagimi i plotë:

 SHTATOR 1

1 shtatori 2021 nuk është më si dikur simboli i fillimit dhe urimit të vitit shkollor nga vogëlushët me lule ndër duar.

Sot jemi në 1 shtatorin e rikthimit të masave shtrënguese anti-Delta,

 Në 1 shtatorin që gdhiu me vetëvrasjen e F.C se nuk lante dot kredinë,

Në 1 shtatorin kur fituesit në Afganistan dhe ata në Shqipëri po heqin, fiksojnë apo ndërrojnë emrat e fundit në dy qeveri.

Komiteti (shqiptar) Teknik vendosi ndryshimin e orës policore (23:00 – 06:00) që fillon sot, me 1 shtator. Meqenëse bota kërkon kudo kur hyn brenda saj, pasaportën e vaksinimit, testin PCR, antigen apo ndonjë provë që e ke kalu’ COVIDI-n, hajt se e vumë edhe ne, për të hy në Shqipëri.

Vetëvrasja e F.C vjen si klithmë e vetmuar që na komunikoi se vuajtja prej borxhit të kredisë në Shqipërinë e sotme sheh si të vetmen zgjidhje vetëvrasjen. Nëse statistika e vetëvrasjes prej borxhit numëroi sot vetëm një person, viktima të borxheve fiktive janë me mijëra. Vetëvrasja e sotme pati edhe kronikën e vet, se si eksportet në Roskovec nuk lulëzuan, shalqinjtë e bukur të tokës pjellore nuk u shitën dhe borxhet e fermerëve u shtuan. https://ëëë.oraneës.tv/…/kredite-e-borxhet-barre-e…

Nesër shpallen dy qeveri, ajo në Shqipëri dhe tjetra në Afganistan. Talebanët mund ta shpallin edhe pasnesë. Merak i madh ka kapluar dy vendet. Kush do të jenë, emrat, ministrat, mbrojtja, sulmi, ekonomia dhe bujqësia? Administrata këtej pret me ankth, ajo andej me makth. Kanë frikë! Në Shqipëri rrezikohet që gratë e pushtetit ta veshin administratën e burrave me “fustan-ella”, në Afganistan, talebanët me buzëqeshje mund ta veshin çdo gjë me niqab.  Për ata që s’e dinë rroba e grave vetëm me një të çarë tek sytë, quhet niqab. Për fustanellën s’ka nevojë për shpjegim, këtë lloj fundi të bardhë e vishnin dikur trimat nga Jugu e Veriu i Shqipërisë, sot këtë lloj rrobe e veshin vetëm valltarët!

 

Zjarr Tv Ad