Kthjellime në mesditë por temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për sot

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti për këtë javë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme.

Nga dita e hënë deri ditën e merkurë moti parashikohet të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Këto vranësira do të pasohen nga reshje shiu me intensite të ulët të karakterit lokal përgjatë maleve.

Ditën e enjte pritet që moti të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe prej mesdite mot i kthjellët. Që në orët e para të mëngjesit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Në mesditë reshjet lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

Ditën e premte orët me diell do të mbizotërojnë në të gjithë vendin.

Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në orët e mesditës fiton shpejtësi deri në 10m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Zjarr Tv Ad