“Ku do shkojmë me këto çmendurira?” Bledi Kasmi: PD është pronë e demokratëve…

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në një intervistë për Fax News ku ka folur për 31-vjetorin e Rilindjes Demokratike dhe një situatë të pakëndshme që ka ndodhur në Selinë Blu.

Bledi Kasmi konfirmoi për Fax Neës së gazetarët e Rilindjes Demokratike janë nxjerrë nga zyrat e tyre që kanë në Selinë blu në mënyrë të dhunshme dhe janë hedhur në rrugë.

Kasmi thotë se ky është një absurditet, duke shtuar se kur kjo gjë ndodh brenda Selisë blu, si mund të kërkojnë liri pastaj nga regjimi i Ramës.

Flet Bledi Kasmi

Është kënaqësi të kujtojmë daljen e numrit të parë të Rilindjes Demokratike. Janë tre data të rëndësishme të pluralizmit shqiptar. Lëvizja studentore e 8 dhjetorit, e dyta është krijimi i PD-së me 12 dhjetor dhe data e 3-të është krijimi i Rilindjes Demokratike pas shumë viteve diktaturë. Në këtë kontekst, data 5 janar 1991 ka hyrë në historinë e Shqipërisë si dita e fjalës së lirë. Ju i keni parasysh pamjet e atyre diteve.

Sa vështirësi kishte për të nxjerrë numrin e parë të asaj gazete.

Këto janë qëndrime të bëra të qarta si nga ata që qëndrojnë në godinën e PD-së, po aq të qarta jënë dhe qëndrimet e Komisionit të Rithemelimit. Nuk ka surprizë për sa i përket mënyrës së vendosjes së palëve në këto pozicione, por surprizë është bllokimi që i bëhet deputetvëe legjitime të futen në PD.

PD është pronë e demokratëve, selia u përket demokratëve, nuk mund të moslejojë të hyjnë brenda saj deputetët e zgjedhur nga populli. Janë përfaqësuesit legjitime të demokratëve. Është absurde të mendosh të bëhen veprime të tilla. Të bllokohen dyert. Ky është një skandal, i padëgjuar në historinë e këtyre 30 viteve të fundit të pluralizmit politik. Nuk ka rast të ngjashëm

Zjarr Tv Ad