Ku do të shpenzohet borxhi 650 milionë euro? Përgjigjet ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Ibrahimaj: Iu tregoj sektorët ku do të investohen

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka treguar disa nga sektorët ku do të shpenzohet borxhi i marrë me vlerë 650 milionë euro.

Gjatë një prononcimi për mediat, Ibrahimaj tha se fondi do të shpenzohen në sektorë ku qeveria ka vendosu si prioritet, siç janë: shëndetësia, bujqësia, arsimi etj.

“Ku do shpenzohen parat e Eurobondit? “Eurobondi do të shkojë për të financuar nevojat e buxhetit për vitin 2021-2022, pjesa më e madhe e nevojave do të përdoret për vitin 2022.

Nevoja për daljet në tregjet e huaja bëhet intensive. Ne vendosëm të dalim tani për të siguruar norma interesa më të ulëta, buxhete buxhetori do të përdoret për projektet e qeverisë që ne kemi marrë, me nevojat për mbështetjet për Shëndetësi, Bujqësia, arsimi. Do të përdoret për nevojat themelore që ka qeveria”, u shpreh Delina Ibrahimaj.

Zjarr Tv Ad