“Ku e gjetët frymëzimin për të recituar poezinë?”, Meta “shkrihet së qeshuri”: E kuptoj se çunat e shoqatës Ballkani i Hapur, janë shqetësuar…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Veprimi nga presidenti Ilir Meta tre ditë më parë ku recitonte një poezi për Korçën është komentuar shumë në rrjetet sociale por jo vetëm, pasi persona të ndryshëm kanë dalë duke e imituar presidentin duke bërë të njëjtën gjë si ky i fundit.

I pyetur së fundmi lidhur me frymëzimin për recitimin e kësaj poezie, Meta tha se e gjitha vinte si pasojë e edukimit patriotik që kishte marrë ndër vite dhe thumboi edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Vuçiç të cilët i konsideroi si “çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur”.

Ku e gjetët frymëzimin në këtë acar të ftohtë që të recitonit ato vargje për qytetin e Korçës? Presidenti, Ilir Meta: Të shkosh në Korçë dhe të rrish me artista të mrekullueshëm, të përjetish momentin kur shkon dhe fillon dhe dëbora që na mungon aq shumë dhe do donim të shikonim më shumë.

Unë e kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të hapur janë të shqetësuar nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova që ju referuan një akti historik si hapja e shkollës së parë në gjuhën shqipe. Unë nuk jam aq kozmopolit si ata të open Balkan, jam edukuar me dashurinë për atdheun.

Zjarr Tv Ad