“Ku është finishi i kullave?”/ Lëvizja Bashkë protestë dhe ironi me Veliajn në Maratonën e Tiranës

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Lëvizja Bashkë” ka organizuar protestë ditën e sotme tek “Sheshi Skëndërbej”, pikërisht aty ku ishte edhe vendi ku do të mbyllej gara e maratonës së Tiranës.

Me banderola në duar që lexonin “Ku është finishi i kullave?” ironizuan Erion Velajn i cili organizoi Maratonën e Tiranës. Aktivistët e kësaj lëvizje kundërshtuan ndërtimin pa kriter të kullave në Tiranë, duke shtuar se po zhdukin parqet, dhe hapësirat publike, duke e bërë qytetin të pajetueshëm.

Postimi i plotë:

KU ËSHTË FINISHI I KULLAVE?

Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË hapën një banderolë në finishin e maratonës së Tiranës, për të denoncuar faktin se ndërtimi pa kriter i kullave po zhduk parqet dhe hapësirat publike, duke e bërë qytetin të pajetueshëm.

Mbi trupat e aktivistëve tanë u hodhën menjëherë dhunshëm policët bashkiakë, të cilët jashtë çdo kompetence ligjore dhe sensi qytetarie tentuan të na mbyllin gojën.

Ne e dimë se ku jetojmë dhe kush na qeveris. Pushtetarët e korruptuar si Erion Veliaj dhe Edi Rama e kanë kthyer Tiranën në kryeqendër të pastrimit të parave dhe degradimit urban. Përmes kullave dhe gangsterëve, ata pasurohen dhe përjetësohen në pushtet.

Po Tirana dhe Shqipëria kanë ende shpresë. Ajo gjendet te ndërgjegjja qytetare dhe gatishmëria për të sakrifikuar në shpalosjen e të vërtetës së hidhur. Lëvizja BASHKË synon të jetë përfaqësuesja e kësaj shprese.

Ju bëjmë thirrje të bashkoheni në aksionet tona në mbrojtje të qytetit dhe vënien e keqbërësve përpara përgjegjësisë!

Zjarr Tv Ad